Bota
Shumë enigma për rrëzimin e aeroplanit në Korenë Jugore
Avioni rrëshqiti në pistë pa pajisje uljeje përpara se të godiste një mur në një shpërthim flake dhe mbeturinash
Mbetet ende enigmë shkaku i rrëzimit të avionit në Korenë e Jugut, teksa ekspertët kanë vënë në dyshim se sa ndikim mund të ketë pasur një goditje zogjsh në rrëzimin e fluturimit Jeju Air.
Zyrtarët raportuan se brenda pak minutash kulla e kontrollit lëshoi një paralajmërim për goditjen e shpendëve, pilotët deklaruan majin dhe më pas tentuan të ulen në pistë nga drejtimi i kundërt.
Avioni rrëshqiti në pistë pa pajisje uljeje përpara se të godiste një mur në një shpërthim flake dhe mbeturinash.
“Në këtë pikë ka shumë më tepër pyetje sesa ne kemi përgjigje. Pse avioni po shkonte kaq shpejt? Pse nuk ishin hapur kapakët? Pse pajisjet e uljes nuk ishin ulur?” tha Gregory Alegi, një ekspert i aviacionit dhe ish-mësues në akademinë e forcave ajrore të Italisë, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Christian Beckert, një ekspert i sigurisë së fluturimit dhe pilot i Lufthansa, tha se pamjet sugjeronin se shumica e sistemeve të frenimit të avionit nuk ishin aktivizuar, duke krijuar një “problem të madh” dhe një ulje të shpejtë.
“Është me të vërtetë, me të vërtetë shumë e rrallë dhe shumë e pazakontë të mos ulësh marshin sepse ka sisteme të pavarura ku mund ta ulim marshin me një sistem alternativ. Një goditje zogu nuk kishte gjasa të kishte dëmtuar pajisjen e uljes ndërsa ishte ende lart, dhe nëse do të kishte ndodhur kur ishte ulur, do të kishte qenë e vështirë të ngrihej përsëri”, tha ai.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre














