Lajme
Shumë qytete gjermane fikin dritat, jo vetëm për kursim energjie
Qytetet gjermane këtë dimër i fikin disa drita natën, kjo jo vetëm kursen para dhe energji, por sjell edhe përfitim për shëndetin e njeriut, klimën dhe biodiversitetin.
Kriza energjetike i ka nxitur qytetet në gjithë Gjermaninë që të fikin dritat e natës në monumente dhe ndërtesat kryesore, si bashkitë, muzetë dhe bibliotekat.
Në kryeqytetin Berlin, 200 monumente, duke përfshirë Monumentin e Fitores dhe Katedralen e Berlinit, mbeten të pandriçuara kur perëndon dielli.
Që nga 1 shtatori, Urdhëresa për Kursim të Energjisë ndalon zyrtarisht edhe ndriçimin e ndërtesave publike nga jashtë. Ndërkohë, tabelat e neonit mund të ndizen vetëm për disa orë në ditë.
Katedralja e Berlinit, godinat publike nuk ndriçohen gjatë natës si dikur
Qyteti i Vajmarit në Gjermaninë qendrore ka kursyer energji gjatë muajve të verës duke ndezur dritat e rrugëve 30 minuta më vonë në mbrëmje dhe duke i fikur ato 30 minuta më herët. Por përtej kursimit të energjisë dhe parave, qytetet më në errësisë kanë shumë ndikime pozitive si për klimën ashtu edhe për biodiversitetin.
Dritat e fikura ndihmojnë kundër ndotjes së ajrit
Shoqata Ndërkombëtare Dark-Sky, një organizatë jofitimprurëse me bazë në SHBA, vlerëson se rreth një e treta e të gjithë ndriçimit të jashtëm që konsumohet gjatë natës nuk ka asnjë përfitim.
Edhe përpara krizës globale të energjisë dhe çmimeve më të larta, fikja e këtij ndriçimi të panevojshëm do të kursente 3 miliardë dollarë (2.9 miliardë euro) në vit dhe gjithashtu do të ndihmonte në reduktimin e ndotjes së ajrit dhe emetimeve të dëmshme që kontribuojnë në ndryshimet klimatike.
Në Indi, për shembull, ndriçimi i tepërt lëshon 12 milionë tonë dioksid karboni në vit, sipas ekspertit të ndryshimeve klimatike Pavan Kumar nga Universiteti Qendror Bujqësor Rhani Lakshmi Bai në shtetin e Uttar Pradesh. Kjo është e barabartë me rreth gjysmën e emetimeve totale të prodhuara nga trafiku ajror dhe detar i Indisë çdo vit.
Sot, më shumë se 80% e njerëzve në mbarë botën jetojnë nën qiell të ndotur nga dritat. Në Evropë dhe SHBA, shifra është deri në 99%, që do të thotë se njerëzit nuk përjetojnë më errësirë të vërtetë. Në Singapor, për shembull, netët janë bërë aq të ndritshme saqë sytë e njerëzve tani përpiqen të përshtaten me errësirën e vërtetë.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave












