Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni Drejtori sportiv i Bayer Leverkusenit, Simon Rolfes, ka thënë se Granit Xhaka do të mbetet edhe...
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
-
Hannover
Hannover: Biznesmenët e Diasporës do të takohen me Kurtin
-
Filloi edicioni i parë i Shkollës për Diplomaci të Diasporës
-
Geneva
Gjenevë: Storie suksesi, shqiptari vlerësohet lart në fushën e Al-së
Jeta në Zvicër
-
Dentisti në Aargau: Snus është i dëmshëm për dhëmbët Një dentist në kantonin Aargau po ngre shqetësime për dëmin që disa nga pacientët e tij...
-
Sa persona u dëbuan dhe sa kërkuan azil në Zvicër?
-
Mashtruesja e IV arrin sukses në Gjykatën Federale: Arrest shtëpie me pranga këmbësh, në vend të burgut
-
Xhaka e Shaqiri, në mesin e futbollistëve më të mirë të Zvicrës
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni