Kosova

Si do të jetë flamuri i Kosovës pas ndërrimit të kufijve?

Demarkimi i kufirit me Malin e Zi, bëri që territori i Kosovës të pësojë ndryshime. Por ato ishin të vogla dhe fare të pavërejtshme, andaj nuk u nevojit ndonjë ndërrim në formën e hartës, e cila është në flamur.

Por, një marrëveshje potenciale Kosovë-Serbi mund të bëjë që flamuri i Republikës së shpallur në vitin 2008 të marrë pamje që ndryshon shumë nga e tanishmja, raporton ‘Klan Kosova’.

Kjo nëse në Bruksel presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq i Serbisë, merren vesh që të preken kufijtë, përcjell albinfo.ch.

Me procesin që Thaçi i ka vënë emrin “korrigjim kufiri”, synon që Kosovës t’ia bashkëngjisë disa territore në lindje.