Shëndetësi
Si kurrë më parë, fondet në rritje për hulumtime shkencore në botë
Shpenzimet për hulumtime kërkimore kanë arritur një rekord prej 782 miliardë dollarësh në mbarë botën. Në të kundërtën, fondet në Zvicër janë zvogëluar me 10 për qind.
Në tërësi, korporatat më të mëdha zvicerane kanë vënë në qarkullim 27.7 miliardë franga në kërkime, sipas një studimi nga kompania konsulente PWC, në mesin e 1000 korporatave më të mëdha në botë, përcjell albinfo.ch.
Të dy gjigantët farmaceutikë, “Roche” dhe “Novartis” janë përgjegjës për rënien prej më shumë se 3 miliardë franga në krahasim me vitin e kaluar.
Ndërsa “Roche” shpenzon rreth 1 miliard dollarë më pak, “Novartis” ka ndarë 1.1 miliard dollarë, pra edhe më pak. Kështu, të dy kompanitë e Bazelit kanë humbur terrenin e hulumtimeve shkencore.
Me 10.8 miliardë dollarë amerikanë “Roche” ende renditet në pozitën numër 8, “Novartis” me 8.5 miliardë dollarë amerikanë renditet e 12-ta.
Megjithatë, dy gjigantët farmaceutikë kanë shpenzimet më të mëdha për kërkime në këtë vend. “Nestle” është kompania tjetër zvicerane që renditet e 94-ta në renditjen me 1.8 miliardë dollarë në investime. Edhe më tutje, ABB renditet në vendin e 115-të.
Të ngjashme
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe