Portrete të firmave
Si po e transformon Balfin Real Estate tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme
Tregu shqiptar i real estate ka hyrë në një fazë transformimi të thellë, ku projektet me vlerë të qëndrueshme, funksionale dhe të orientuara drejt komunitetit po bëhën standard. Në këtë realitet të ri, Balfin Real Estate pozicionohet si një nga aktorët më të rëndësishëm, me një portofol prej rreth 25 projektesh të shpërndara në të gjithë Shqipërinë, si Green Coast, Vlora Marina, Next to Vala Mar Premium, Rolling Hills Liqeni, Belvedere Korça, Univers City etj. Krahas promovimit dhe shitjes së këtyre zhvillimeve, ndikimi i kompanisë shkon edhe më përtej.
Balfin Real Estate vepron si ura lidhëse mes zhvilluesve dhe tregut, duke qenë pjesë e procesit që në fazën më të hershme të konceptimit të projekteve. Ekspertiza e kompanisë ndikon në formësimin e tij si produkt që i përgjigjet kërkesave reale të klientëve dhe dinamikave afatgjata të tregut. Kjo qasje e bën Balfin Real Estate një partner strategjik për zhvilluesit, një burim ekspertize të thellë për arkitektët dhe një garantues të vlerës së shtuar për klientët.
Në qendër të filozofisë së punës qëndron “zëri i klientit”. Zyrat e shitjes së kompanisë operojnë në Shqipëri, SHBA, Zvicër, Austri, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, duke mbledhur vazhdimisht feedback të strukturuar nga blerës vendas dhe të huaj. Kjo njohje e mirë e tregut shndërrohet në udhëzime që u paraqiten arkitektëve dhe zhvilluesve, duke siguruar që projektet të ofrojnë zgjidhje funksionale, praktike dhe të harmonizuara me stilin modern të jetesës. Përvoja ka treguar se ky kontribut sjell ndryshime konkrete, siç ka ndodhur në Green Coast, ku faza e dytë u ridizenjua me më shumë njësi shërbimi për t’iu përgjigjur nevojave të komunitetit, apo në projekte si Rolling Hills Liqeni ku koncepti i shërbimeve të integruara brenda projektit është kthyer tashmë në standard.
Balfin Real Estate është gjithashtu një promotor aktiv i trendeve ndërkombëtare. Përmes departamentit të Research & Development, kompania identifikon risitë globale dhe i sjell ato në tregun vendas, duke ndikuar drejtpërdrejt në evoluimin e standardeve të jetesës dhe investimeve. Marrëdhëniet afatgjata me klientët besnikë, të cilët kërkojnë gjithmonë produkte të reja dhe cilësi më të lartë, shërbejnë si shtysë për inovacion të vazhdueshëm.
Roli i Balfin Real Estate nuk kufizohet vetëm te promovimi dhe shitja e projekteve. Balfin Real Estate ndjek ecurinë e tyre gjatë gjithë procesit të zhvillimit, shpesh për periudha që shtrihen në 10 – 15 vite, duke u siguruar që premtimet ndaj klientëve të përmbushen pavarësisht sfidave që mund të shfaqen në kohë. Kur projektet finalizohen, kompania kujdeset që ato të bëhen të jetueshme, përmes zgjedhjes së shërbimeve të duhura, partneriteteve afatgjata dhe standardeve të larta të mirëmbajtjes. Ky dimension është thelbësor për krijimin e komuniteteve funksionale dhe për ruajtjen apo rritjen e vlerës së pronës në kohë.
Në të njëjtën linjë, Balfin Real Estate ka ndërtuar një model të fortë për promovimin e zonave ku janë pozicionuar projektet pasi ato shihen jo vetem si investim, por si një iniciativë që mund të transformojë një destinacion, të gjallërojë ekonominë lokale dhe të krijojë mundësi të reja për komunitetin. Përmes aktiviteteve të përgjegjësisë sociale, kompania ka mbështetur prej vitesh promovimin e kulturës, traditës dhe vlerave lokale, duke kontribuar në zhvillim të qëndrueshëm dhe në forcimin e identitetit të komuniteteve.
Falë këtij roli të gjithanshëm nga konceptimi te funksionimi i plotë i projekteve dhe deri te promovimi i zonave, Balfin Real Estate ka ndikuar në mënyrë të vazhdueshme në rritjen e standardeve të tregut shqiptar të real estate dhe në orientimin e tij drejt investimeve të qëndrueshme, me vlerë afatgjatë për klientët, ekonominë dhe komunitetin.
E-Diaspora
-
Vdekja tragjike e një 20-vjeçareje shqiptare në Itali, pas një rënieje nga ballkoni Anxhela B., një 20-vjeçare me origjinë shqiptare, humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, pas... -
Filmi ku luan aktorja nga Kosova, Luana Bajrami fiton çmim “Oscar” -
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 Kantoni i Jurës ka shënuar dy arritje historike në trafikun rrugor vitin e kaluar që nga... -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë -
Zjarri në autobusin postar në Kerzers: Dalin detaje të reja nga hetimet -
Swiss Airlines ofron bonuse për largime vullnetare të stjuardesave dhe pilotëve
















