Kuriozitete
Siguria e Zuckerberg-ut ka kushtuar 23 milionë dollarë
Një paraqitje e re në Komisionin e Letrave me Vlerë ka nxjerrë se gjatë vitit të kaluar platforma Facebook ka shpenzuar më shumë se 23 milionë dollarë për sigurinë e shefit të saj ekzekutiv, Mark Zuckerberg.
The Verge, faqe kushtuar të rejave teknologjike, tregon se kjo lëvizje e kompanisë ka ardhur si pasojë e identifikimit nga ana e Facebook-ut e “kërcënimeve specifike ndaj Zuckerberg-ut”.
Kompania ka thënë nëpërmjet një deklarate se “ai është sinonim i Facebook-ut dhe si rezultat, ndjenja negative në lidhje me kompaninë tonë është e lidhur drejtpërdrejt me Zuckerberg-un dhe shpesh transferohet te ai”.
Në bazë të rishikimit vjetor të ndërmarrjes së programeve që lidhen me sigurinë, dallohet se rritja e kostove të mbrojtjes së Zuckerberg-ut dhe familjes së tij, kryesisht është për shkak të protokolleve të udhëtimit gjatë pandemisë, gjithashtu edhe për shkak të rritjes së mbulimit të sigurisë gjatë zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së.
Këtu nuk anashkalohen as kostot në rritje të personelit të sigurisë.
Në deklaratën e bërë për çështjen, përfaqësuesi i Facebook-ut ka thënë se “këto kosto janë të përshtatshme dhe të domosdoshme nën panoramën kërcënuese dhe fakti që Zuckerberg-u ka kërkuar të marrë vetëm një dollar pagë vjetore dhe nuk merr ndonjë pagesë shtesë, shpërblime apo kompensim tjetër stimulues”.
Në mbledhjen e aksionerëve të kompanisë, Facebook-u ka deklaruar se do të paraqesë një propozim për të ofruar siguri personale për drejtuesit jopunonjës herë pas here. Kjo për shkak të kontrollit të vazhdueshëm me të cilin përballen ata për shkak të shërbimit të tyre në bordin drejtues.
Në muajt janar dhe shkurt, Facebook-u ka miratuar shërbimet e sigurisë personale për disa nga drejtuesit jopunonjës për shkak të nivelit të lartë të vëzhgimit me të cilin ata përballen “pas zgjedhjeve të SHBA-së në vitin 2020 dhe pas sulmit në ndërtesën e Capitol-it në gjashtë janar 2020”.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme












