Gruaja
Sindi Arifi, finaliste e “Miss Zvicra 2015”: Brenda familjes mësoj kultura dhe tradita të ndryshme
Nëse ajo bën muzikë, atëherë është në botën e saj. Për këtë arsye ajo mban kudo afër vetës kitarën. Kjo është Sindi Arifi, finalistja tjetër shqiptare, e cila është pjesë e “Miss Zvicra 2015”. Në fakt, për Sindin albinfo.ch tash e disa vjet vazhdimisht ka njoftuar për sukseset e saj. Në vitin 2014 ajo fiton titullin “Miss Suisse Romande. “Kur u zgjodha Miss Romand, duhej të përqendrohesha qind për qind në këtë punë, prandaj për këtë i ndërpreva edhe studimet e mia në drejtimin për Punë Sociale”, ka thënë Sindi në një video portret për faqen e spektaklit, transmeton albinfo.ch. “Që atëherë unë kam punuar si modeliste dhe drejtoja blogun tim të modës”, shprehet Arifi, e cila banon në Martigny, kanton Wallis.
Përveç spektakleve të bukurisë dhe reklamave të shumta si modeliste, Sindi është e njohur edhe si këngëtare dhe ka të punuara disa këngë. Kur këndon, ndihet shumë mirë, pasi që në të njëjtën kohë ndan ndjenjat e saj edhe me të tjerët. “Në moshën 13-14 vjeçare iu kam thënë prindërve se dua të luaj më kitare”, ka thënë Sindi. Për ditëlindje, ajo e gjen kitarën të shtrirë mbi shtratin e saj. Ndërkohë në moshën 16-vjeçare ka blerë një piano të vogël dhe me ndihmën e videove në internet ka mësuar se si të luajë me të. “Është sikur drejton veturën. Në fillim është vështirë, por nëse ushtron shumë, atëherë gjithçka shkon për së mbari”.
Më tej Sindi Arifi ka folur edhe për jetën private dhe si është të jetosh në një familje me kultura dhe tradita të ndryshme. “Babai im është shqiptar nga Maqedonia, nëna nga Mali i Zi. I dashuri im është spanjoll, ndërsa unë jam lindur në Zvicër”, ka thënë ajo për të shtuar. “Përzierja e kulturave është e mrekullueshme. Brenda familjes mësoj kultura dhe tradita të ndryshme”.
Për 21-vjeçaren Arifi bukuria rrjedh nga brenda, nga shpirti… Sipas saj, nëse dikush ndihet mirë dhe rehat në brendësi, atyre u transmetohet edhe në pamjen e jashtme.
Sindi Arifi kërkon edhe mbështetjen e të gjithë fansave të saj, duke shënuar edhe numrin se si duhet të votohet vetëm përmes mesazheve telefonike. Numri i saj është: 03 – 377.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre
















