Lajme
Dokumenti sekret: Të vaksinuarit do të lejohen me përparësi në restorante
Sipas planeve të Këshillit Federal, kujtdo që mund të dëshmojë se është vaksinuar duhet t`i lejohet hyrja në klube dhe teatër, si dhe të jetë në gjendje të shërbehet brenda një restoranti
Sipas një dokumenti sekret federal, njerëzit e vaksinuar do të gëzojnë privilegje në të ardhmen për të hyrë në palestra, klube ose restorante.
Në Zvicër, privilegjet për njerëzit e vaksinuar mund të jenë shpejt të mundshme sa i përket qasjes në klube ose restorante, shkruan 20minuten.ch.
Për këtë ka si shembull Izraelin: Më shumë se 3.2 milion veta në shtetin me pak më pak se nëntë milionë banorë (afërsisht sa Zvicra) lejohen të vizitojnë studiot e fitnesit, restorantet, teatrot ose ngjarjet sportive që nga e diela.
Atyre u jepen privilegje në pandemi sepse janë vaksinuar ose kanë ndërtuar antitrupa kundër koronavirusit.
Qeveria e Zvicrës duket se gjithashtu se ka vendosur për të mërkurën, kur publikohen ndryshimet më të reja, për të lejuar trajtim të veçantë, bazuar në statusin e vaksinimit, transmeton albinfo.ch.
Gazeta Blick citon nga një letër vaksinimi “të rrjedhur” nga departamenti i brendshëm i Alain Berset.
Sipas saj, ndërmarrjet private tregtare dhe kulturore duhet të jenë në gjendje t’u japin trajtim preferencial personave të vaksinuar. Sipas planeve të Këshillit Federal, kujtdo që mund të dëshmojë se është vaksinuar duhet t`i lejohet hyrja në klube dhe teatër, si dhe të jetë në gjendje të shërbehet brenda një restoranti.
“Në këtë rast, operatorët dhe organizatorët do të duhet të kërkojnë dëshmitë përkatëse të vaksinimit të plotë”, kështu thuhet se rezulton nga dokumenti i miratuar nga Këshilli Federal.
Po sipas këtij dokumenti, kushdo që nuk mund të vaksinohet për shkak të alergjive ose shtatzënisë nuk do të dëmtohet, transmeton albinfo.ch. Me një test negativ të koronës, ata/ato do të lejohen në lokalet e përmendura.
Edhe të vaksinuarit, ende me maskë në transportin publik
Në transportin publik, personat e vaksinuar ende duhet të mbajnë maska sepse angazhimi do të ishte shumë i madh nëse çdo pasagjer do të kontrollohej për të parë nëse është vaksinuar apo jo.
Rregulloret duhet të hyjnë në fuqi nga maji ose qershori, kur një pjesë e madhe e popullsisë do të mund të vaksinohet, përcjell albinfo.ch. Përparësitë e përmendura duhet të zbatohen derisa një pjesë e madhe e popullsisë të jetë imune ndaj Corona, gjë që mund të ndodhë më së shumti deri në fillim të Shtatorit.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar













