Koronavirusi: çast pas çasti
Sipërmarrësit e diasporës ndihmojnë vendlindjen
Lazim Destani, anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, ka ndërmarrë një nismë që i vjen në ndihmë vendlindje. Së bashku me sipërmarrës të tjerë shqiptarë ai ka siguruar 12 mijë teste të analizave për diagnostikimin e koronavirusit, të cilat janë dhuruar në Kosovë.
Filantropi dhe Presidenti kompanisë ”Ecolog International”, Lazim Destani, pronari i agjencisë ”EuroKoha”, Remzi Ejupi dhe Nazmi Viqa kanë arritur të sigurojnë një sasi jo të pakët testesh në këtë periudhë të pandemisë globale Covid-19.
1000 prej këtyre testeve do të shkojnë si donacion për shqiptarët e Luginës së Preshevës, si shenjë përkrahjeje për bashkëkombasit e këtij rajoni në jug të Serbisë.
Testet e dhuruara do të jenë pa dyshim një kontribut për shqiptarët e Kosovës, por edhe një formë e veçantë falënderimi për pjesëtarët e personelit mjekësor, të cilët kanë dhënë dhe japin një kontribut të jashtëzakonshëm për parandalimin dhe mjekimin e Covid-19.
Jo më larg se dy javë më parë Lazim Destani me kompaninë e tij ”Ecolog International” i erdhi në ndihmë mijëra familjeve në Tetovë të prekura nga kriza e pandemisë Covid, duke i dhuruar kupona. Me anë të tyre përfituesi mund të blinte në marketet e përzgjedhura produkte ushqimore, apo edhe ato të higjienës.
Destani dhuroi gjithashtu mijëra tableta për nxënësit në nevojë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në mënyrë që ata të ndiqnin mësimin online që po zhvillohej përgjatë periudhës së karantinë, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“Zërat e Diasporës” panel i veçantë në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare Paneli do të sjellë në fokus profilet e suksesshme të artit shqiptar në diasporë, duke bashkuar... -
Aktorja shqiptare Lyra Xhoci pjesë e një seriali në Netflix -
Tedi Papavrami sjell “24 Kapriçot” e Paganinit në TKOBAP -
Londër
Alda Dizdari do të sjell një mbrëmje të veçantë të muzikës klasike në Londër -
Zvicër
Dua Lipa zë vendin e George Clooney në reklamën e re të Nespresso
Jeta në Zvicër
-
Zvicra jep me shumë kujdes vizat humanitare për të ikur nga Gaza Zvicra po vazhdon të lëshojë vizat humanitare në mënyrë të kufizuar për personat që kërkojnë të... -
BE shtrëngon rregullat për importin e çelikut, preket edhe Zvicra -
Sistemi i sigurimeve ka ndikim të kufizuar në rritjen e kostove shëndetësore -
Gjeneva vendos “frena” për Airbnb: Masa të reja për të mbrojtur banesat -
Pse qeveria zvicerane nuk po ndërhyn për çmimet e larta të karburantit?











