Lajme
Situata rreth Ukrainës shqetëson Zvicrën
Pas SHBA-së edhe Britania bën thirrje për tërheqje të stafit nga Ukraina
Pas SHBA-së, edhe Britania bën thirrje për tërheqje të stafit nga Ukraina.
Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), edhe Britania e Madhe ka filluar të tërheqë stafin nga ambasada e saj në Ukrainë, pas paralajmërimeve për një pushtim të mundshëm rus.
Zyrtarët thonë se nuk ka pasur kërcënime specifike për diplomatët britanikë, por rreth gjysma e stafit që punon në Kiev do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar.
Ky vendim vjen pasi SHBA-ja urdhëroi të afërmit e stafit të ambasadës së saj të largoheshin nga Ukraina, duke thënë se një pushtim rus mund të vijë “në çdo kohë”, raporton BBC.
Pavarësisht këtyre paralajmërimeve, Rusia ka mohuar të ketë ndonjë plan për veprim ushtarak në Ukrainë.
Situata në Ukrainë është jo e mirë dhe shteti i Zvicrës është i shqetësuar për këtë. Presidenti i Konfederatës, Ignazio Cassis, shpreh shqetësim nga një përkeqësim i mundshëm i situatës në Ukrainë.
Ai tha se në mes të një pandemie, “do të ishte katastrofike për Evropën dhe botën nëse do të vinte një krizë e re”.
Presidenti i Zvicrës vuri në dukje gjithashtu se Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në situatën e Ukrainës. Megjithatë, ai nuk pret ndonjë pasojë përpara konferencës ndërkombëtare për reformat në Ukrainë, të cilën Zvicra do ta mikpresë verën e ardhshme. Krahas sigurisë në Evropë, Cassis theksoi se Zvicra është e gatshme të përballet me vështirësitë ndërkombëtare në rritje. Ai diskutoi me Sekretarin e Shtetit gjithashtu edhe për Iranin dhe Libinë, ndërsa me ministrin rus foli për Bjellorusinë dhe situatën e të drejtave të njeriut në Rusi.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë











