Lajme
S’ka rrezik që Shqipërisë t’i kthehen vizat
Pavarësisht numrit të lartë të azilkërkuesve në vendet e Evropës, nuk ka asnjë rrezik që Shqipërisë t’i kthehen vizat.
Këtë premtim e ka dhënë në Tiranë ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere.
Ky i fundit tha se nga Shqipëria vetëm 2 për qind e kërkesave pranohen, ndërsa u dërgoi shqiptarëve mesazhin se kërkesat për azil nuk janë rruga e duhur.
“Me këtë rast dëshiroj t’u bëj një apel qytetarëve shqiptarë që të mos e ndjekin këtë rrugë, sepse kjo është një rrugë e vështirë, ilegale dhe nuk ka asnjë shans për të qëndruar nëpërmjet saj në Gjermani. Rreziku për kthimin e vizave për Shqipërinë nuk ekziston”, deklaroi De Maiziere.
Ndërsa ministri francez i Brendshëm, Bernard Cazeneuve, deklaroi se qeveria shqiptare po bën hapa seriozë në luftën kundër trafikut të drogës, ndaj Franca do të bashkëpunojë ngushtë me të në këtë luftë.
Nga ana tjetër, zyrtarët në Tiranë thanë se marrja e statusit të vendit kandidat nuk është një eufori, por shtysë drejt luftës së krimit dhe korrupsionit.
Dy ministrat, De Maiziere dhe Cazeneuve, ishin të ftuar në Tiranë nga ministri i Brendshëm shqiptar, Tahiri.
Ministrat e Brendshëm të Francës dhe të Gjermanisë u priten edhe nga kryeministri Rama.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Kondicionerët shiten me ritëm rekord në Zvicër mes valës së të nxehtit Vala e zgjatur e të nxehtit ka shkaktuar rritje të jashtëzakonshme të kërkesës për kondicionerë në... -
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe -
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit












