Lajme
S’ka vullnet politik për t’u zgjidhur çështja e kartonit të Gjelbër
Kosova ende nuk është përfituese e Marrëveshjes për Kartonin e Gjelbër. E kjo po shkakton probleme mërgimtarëve sa herë që me vetura arrijnë në atdhe
Përfaqësues nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), në kuadër të projektit Kartoni i Gjelbër dhe Diaspora takuan Rrahim Pacolli kryesues i delegacionit në bisedimet për kartonin e gjelbër, thuhet në njoftimin nga KMDLNJ.
Në kuadër të takimit të zhvillua KMDLNJ është interesuar për gjendjen aktuale të bisedimeve dhe zbatimin e marrëveshjes me shtetin e Serbisë dhe Pacolli pohoi se marrëveshja po realizohet plotësisht, raporton albinfo.ch.
Gjithashtu, u bisedua edhe për vështirësitë, kriteret dhe mundësitë e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Byrove, e cila nuk duket se do të ndodh shpejt, ngase Kosova ende nuk ka plotësuar edhe disa kushte për anëtarësim.
Nga ky takim u konstatua edhe një mungesë e vullnetit politik për shtyrë më shumë drejt plotësimit të kritereve për anëtarësim.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve













