Futboll
Skandal i madh në Austri: Lojtaret e SCR Altach të filmuara, arbitri zviceran nën dyshim
Një ish-punonjës i klubit austriak SCR Altach dyshohet se ka instaluar kamera në dhomën e zhveshjes së femrave dhe i ka filmuar ato për vite me radhë. Autoritetet kanë konfiskuar rreth 70 terabyte pamje video, duke përfshirë mbi 1,500 orë materiale.
Ngjarja ka shkaktuar zemërim të madh në Austri. Sekretarja e Shtetit për Sportin, Michaela Schmidt, e cilësoi situatën si “të papranueshme” dhe kërkoi hetim të plotë nga autoritetet, si dhe masa nga klubi.
Sipas raporteve mediatike, personi i dyshuar mund të jetë një arbitër zviceran që ka gjykuar ndeshje në ligat e larta zvicerane, transmeton albinfo.ch.
Ai konsiderohet i pafajshëm deri në përfundim të hetimeve. Klubi SCR Altach ka deklaruar se po bashkëpunon me autoritetet dhe po mbështet hetimet në të gjitha mënyrat.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër











