Kosova
Skiatorja austriake zgjedh të garojë për Kosovën

Skiatorja austriake, Sophie Sorschag, do të garojë për Kosovën në të ardhmen. Atë e ka prezantuar të hënën Komiteti Olimpik i Kosovës.
Me këtë rast ajo ka marrë edhe dekretin për marrjen e shtetësisë së Kosovës. Skitatorja Sorschag beson se do të ketë suksese si përfaqësuese e Kosovës, përcjell Albinfo.ch.
“Është një nder për mua që në të ardhmen të përfaqësoj Kosovën në lojërat ndërkombëtare. Falënderoj të gjithë ata që ma kanë bërë të mundur që të përfaqësoj këtë vend. Shikoj një të ardhme shumë të suksesshme me Kosovën”, tha Sorschag.
Ndërsa, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, tha se skiatorja më e re kosovare do të përfaqesojë Kosovën në Lojërat Olimpike dimërore.
“Do ta kemi një sportiste të re në Kosovë të lojërave dimërore, ky sport është i vështirë, shumë delikat dhe shumë sportistë në botë janë të rrallë. Sofia do të na përfaqësoj në mënyrën më të mirë të mundshëm. Do të jetë një motiv shtesë për të rinjtë tanë, jo vetëm Kosova, por edhe Ballkani nuk ka sportistë të tillë. Presim dhe besoj që në të ardhëm ta kemi këtë disiplinë për garuesit nga Kosova”, tha Krasniqi.
Milaim Kelmendi, kryetar i Federatës së Ski-së në Kosovë, tha se me Sophian synojnë të marrin medalje olimpike./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dardania për dy ditë me radhë festoi Festën e Flamurit Mërgata shqiptare feston denjësisht Festën e Flamurit me aktivitete të shumta ...
-
“Shkolla Shqipe” feston 28 Nëntorin – Ditën e Pavarësisë, në Kantonin e Zugut
-
Vjenë: Ambasada e Kosovës ka hapur dyert për qytetarët e interesuar për njohjen e vlerave të vendit
-
Vepra e artistit kosovar mbulon krahët e aeroplanit gjigant Boeing 737
-
Jehon kënga e vallja shqipe në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Lugano pranon pagesa bitcoin për të gjitha faturat e qytetit Qyteti Lugano tani po pranon pagesa bitcoin për të gjitha faturat e lëshuara nga qyteti. Këtu...
-
143,000 franga kosto shtesë për ngrohjen
-
24 milionë fjetje në verë, rekord për Zvicrën
-
60 mijë aksidente në pistat e skijimt në Zvicër çdo vit
-
Ky është rezultati i nxënësve zviceranë në testin PISA