Futboll

Skuadra e madhe italiane e kërkon me ngulm Hysajn

Elseid Hysaj pritet të largohet nga skuadra e Napolit. Tashmë nuk ka vend për mbrojtësin e djathtë shqiptar në skuadrën napolitane.

Por, Hysaj po kërkohet me ngulm nga skuadra e Interit, raportojnë mediat italiane.

Sime Vraslko u lëndua dhe Cederis Soares nuk pritet të vazhdojë në “Giuseppe Meazza”, dhe zikaltrit janë duke kërkuar një mbrojtës të djathtë, përcjell albinfo.ch.

Kështu, Hysaj është një nga lojtarët e preferuar dhe janë të gatshëm të paguajnë 20 milionë euro për kartonin e tij.

Elseid Hysaj u transferua në vitin 2015 në Napoli nga Empoli, derisa më parë ka deklaruar se është tifoz i klubit ziklatër.

Hysaj është edhe një nga lojtarët më të mirë të Kombëtares shqiptare.