Opinione
S’mund të quhen vajza të përdala vetëm pse u dhuruan lule futbollistëve anglezë
Këto vajza sipas zonjës Çitaku, paskan prekur“moralin” tonë vetëm pse kanë dalë në mënyrë të organizuar në Aeroportin “Adem Jashari “të Prishtinës, në pritje të futbollistëve të kombëtares së Anglisë
Disa vajza shqiptare të Kosovës,nga dëshira që të shprehin respektin ndaj shtetit të Anglisë që menjëherë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është më meritori për çlirimin e Kosovës, u kritikuan ashpër nga zonja Vlora Çitaku, ambasadore e vendit tonë në SHBA.
Këto vajza sipas zonjës Çitaku, paskan prekur“moralin” tonë vetëm pse kanë dalë në mënyrë të organizuar në Aeroportin “Adem Jashari “të Prishtinës, në pritje të futbollistëve të kombëtares së Anglisë.
Me këtë rast ato në shenjë mirëseardhje u kanë dhuruar edhe tufa lulesh futbollistëve anglezë, të cilët do të luanin ndeshjen e kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri “ të Prishtinës me kombëtaren e Kosovës.
Sipas zonjës Çitaku pritja dhe të qenët tifoz i një skuadre apo kombëtareje të futbollit qenka e drejtë ekskluzive vetëm e grupit të meshkujve “Dardanët” dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.
Çfarë ligji mund t’ua ndalojë këtyre vajzave të drejtën që të kenë bie fjala grupin e tyre të tifozërisë “Shqiponjat”?
Edhe këto vajza janë të njëjtit gjak dhe komb me ato që u martuan me të huaj ,që kishin ardhur me misione të ndryshme në Kosovë. Madje, shumica nga ato kishin edhe pozita udhëheqëse në institucionet e Kosovës. Pse për ato nuk u tha as edhe një fjalë e vetme kritike?
Vajzave tona që pushtuan me sukseset e tyre skenat e muzikës botërore u thurim lavde nga më të ndryshmet gati çdo ditë. E, asnjëherë s’guxojmë t’i kritikojmë, kur ato ndërrojnë dashnorët e tyre, që po ashtu janë të huaj. Apo kur shfaqen nudo nëpër revista të ndryshme në të katër anët e botës.
Të qenët për dikë nënë e dikë njerkë tregon shpirtngushtësinë dhe primitivizmin tonë,ndaj femrës nënë, vajzë e motër, që ka mbetur e ngujuar në ferrin e krijuar nga të pushtetëshmit e Kosovës, qofshin ata burra apo gra .
Zonja Çitaku me rol të rëndësishëm në jetën politike të Republikës së Kosovës,duhet t’i kritikojë dhe t’i denoncojë dukuritë e shëmtuara dhe amorale në vendin e saj. Sikur ato kur mësuesi e përdhunoi saherë që deshi nxënësen e vet. Pastaj kur ajo e kërkoi shpëtimin tek polici i cili thirrej në mbrojtje të ligjit dhe rendit e pësoi edhe më keq nga ai. Si dhe rastet kur disa profesorë matuf u kërkuan studenteve të tyre marrëdhënie seksuale në këmbim të notës.
T’i rikujtojmë zonjës Çitaku që në Kosovë një numër i konsiderueshëm arsimtarësh dhe profesorësh sot i kanë gra ish- nxënëset e veta. Akt ky që në një shtet si Zvicra ndëshkohet rëndë.
Këto janë probleme që e njollosin familjen dhe shoqërinë shqiptare. Sipas “ sheriatit” të zonjës Vlora Çitaku, do t’u shkonte koka shumicës së vajzave zvicerane të cilat me dhjetëra herë u fotografuan dhe u përqafuan me futbollistët me origjinë shqiptare,që luajtën në kombëtaren e Zvicrës, duke filluar nga Milaim Rama, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka,Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Admir Mehmedi,Pajtim Kasami dhe Albian Ajeti.
Zonja Çitaku, ndaj atyre që na përkrahën dhe vazhdojnë të na përkrahin duhet të jemi mirënjohës përherë,e jo vetëm atëherë kur na shpëtojnë nga flakët e pushkës së armiqve.
- Ky është një opinion i autorit dhe jo domosdoshmërisht pasqyron qëndrimin e redaksisë
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe Në qershor, çmimet e shtëpive dhe apartamenteve shënuan rritje në mbarë vendin, ndërsa rajoni i Cyrihut... -
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26













