Muzikë
Sopranoja shqiptare, me rolin e Matildës në pesë teatro italiane
Sopranoja Marigona Qerkezi i është përveshur punës për të sjellë në pesë teatrot e Italisë rolin e Matildës, një rol i pasur, por edhe i vështirë në aspektin vokal dhe dramatik. I është besuar sopranos kosovare që në kastën e parë. Opera “Guglielmo Tell” është e fundit e kompozuar nga Gioacchino Rossini. Për herë të parë u inskenua nga Opera e Parisit në “Salle Le Peletier”, më 3 gusht të vitit 1829.
“Roli i Matildës është shumë i dashur për mua për shumë fakte, një nga to sepse është kompozuar nga njëri ndër kompozitorët e mi të preferuar, Gioacchino Rossini. Repertorin dhe opusin krijues të këtij kompozitori kam pasur fat dhe nder t’i perfeksionoj me maestron e madh, tani të ndjerë, z. Alberto Zedda – mjeshtër rossinian i njohur botërisht”, ka thënë Qerkezi.
“Premiera do të jetë në teatrin shumë të dashur për mua, në skenën e të cilit fitova konkursin ‘AsLiCo’ në vitin 2015, në ‘Teatro Sociale di Como’, më 26 shtator”, ka thënë Qerkezi. Me po këtë shfaqje, Qerkezi do të rrugëtojë në Teatro Ponchielli di Cremona më 4 dhe 6 tetor e në Teatro Grande di Brescia më 11 tetor, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
Viti që vjen do ta gjejë në Teatro Fraschini di Pavia më 17 janar, si dhe në Teatro Sociale di Bergamo një javë më pas.
Qerkezi gjatë kësaj kohe ka pasur disa role nëpër teatro të rëndësishme, duke veçuar edhe performancën e saj në Gran Teatre del Liceu në Barcelonë, vitin e kaluar. Aty sopranoja luajti rolin e Madama Cortese në operën “Il Viaggio a Reims” të Rossinit.
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë












