Kosova

Sot nënshkruhet Memorandumi për diasporën

Kjo marrëveshje ndërinstitucionale, të cilën e ka lajmëruar edhe ministri Dardan Gashi, pritet të sjell lehtësira në pika kufitare për bashkatdhetarët kosovarë

Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Byroja Kosovare të Sigurimeve, do të nënshkruajnë sot një memorandum mirëkuptimi për diasporën. Kjo marrëveshje, të cilën e ka lajmëruar edhe ministri Dardan Gashi, pritet të sjell lehtësira në pika kufitare për bashkatdhetarët kosovarë.

Memorandumin do ta nënshkruajnë ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ministri i Diasporës, Dardan Gashi dhe përfaqësuesit e Byrosë Kosovare të Sigurimeve. Siç njofton KP, nënshkrimi do të bëhet sot në ora 11:00, në sallën P02, në objektin kryesor të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Lajmin për këtë lehtësira e ka konfirmuar ditë më parë për ministri i Diasporës, Dardan Gashi, gjatë një interviste për KPress, të cilin e ka transmetuar edhe albinfo.ch.