Maqedonia
Sot nis regjistrimi i popullsisë në Maqedoni
Të dielën (sot) nis regjistrimi i popullsisë, banesave dhe amvisërive në Maqedoni të Veriut. Enti Shtetëror i Statistikave ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.
Drejtori i Entit, Apostoll Simovski, ka thënë se institucioni të cilin ai e drejton është gati për ta zbatuar operacionin statistikor, pasi ka përfunduar edhe trajnimi i instruktorëve rajonalë dhe regjistruesve.
“Kanë mbaruar të gjitha përgatitjet. Komisionit e rajoneve regjistruese bashkërisht me instruktorët shtetërorë i kanë mbaruar me sukses trajnimet e instruktorëve rajonalë dhe regjistruesve. Sot ata janë në terren për të caktuar perimetrin e tyre të regjistrimit. Gjithçka është gati. E shfrytëzoj rastin të bëj apel që me besim t’i pranojnë në shtëpitë e tyre regjistruesit”, ka thënë Apostoll Simovski, drejtor i ESHS-së.
Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka thënë se regjistrimi paraqet proces statistikor pa prapavijë politike dhe partiake.
“Regjistrimi është operacion statistikor mbipartiak. Më vjen mirë që të gjitha partitë e mëdha politike e kanë mbështetur të njëjtin. Regjistrimi është i nevojshëm me qëllim krijimin e kushteve që qytetarët të jetojnë më mirë. Kjo bëhet për qytetarët”, ka theksuar Bojan Mariçiq, ministër i Drejtësisë, shkruajnë mediat lokale, përcjell Albinfo.ch.
Procesi i regjistrimit do të zgjasë deri më 30 shtator. Deri atëherë do të vlejë edhe afati për regjistrimin e diasporës. Regjistrimi i fundit i popullsisë është bërë pothuajse 20 vjet më parë, ndërsa në vitin 2011 i njëjti dështoi që në nisje. Sipas regjistrimit të fundit para 20 vjetëve, Maqedonia e Veriut kishte 2.022.547 banorë (64.2% maqedonas, 25.2% shqiptarë, 3.9% turq).
E-Diaspora
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR? Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri...
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
Jeta në Zvicër
-
Të dhënat e pasagjerëve ajror duhet të jenë në gjendje të përdoren nga policia Mbledhja e të dhënave të caktuara nga pasagjerët e ajrorë dhe ruajtja e tyre për një...
-
Zvicër: Një burrë plagos disa persona në Zofingen
-
Kompanitë e sigurimeve shëndetësore duhet të paguajnë për syzet, me paratë e taksave
-
Wiedikon: Vendasit, të indinjuar me qiratë e larta
-
Gjendet viktima e fundit e ortekut të prillit