Kosova
Sot nisen 45 aeroplanë nga Kosova
Kompania që ka nën menaxhim dhe me koncesion Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, „Limak Kosova“, ka bërë të ditur se sot do të nisen 45 aeroplanë nga Kosova, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se vetëm në tri ditët e para të janarit, përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës kanë udhëtuar mbi 31 mijë udhëtarë, apo rreth 11 mijë më shumë se në tri ditët e janarit të vitit të kaluar.
Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka theksuar se në tri ditët e para të janarit kanë udhëtuar mbi 31 mijë udhëtarë dhe janë realizuar 212 fluturime.
Gara ka thënë se ende është herët ta dinë nëse rritja e numrit të udhëtarëve ka të bëjë me liberalizimin, meqë sipas saj, kjo periudhë ishte edhe kohë festash dhe shumë mërgimtarë qëndruan në Kosovë. Ajo ka deklaruar se një pasqyrë më të qartë mund ta kenë brenda tre muajsh.
Ndryshe, qytetarët e Kosovës kanë filluar të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, pasi që më 1 janar filloi zbatimi i vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











