Maqedonia
Sot votohet në Gostivar, Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë
Të drejtë vote për këto katër komuna kanë gjithsej 128.286 qytetarë
Sot votohet në katër komuna të Maqedonisë Veriore: Gostivar, Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë, ku po mbahen zgjedhje të përsëritura për kryetar komune, pasi në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 19 tetor të vitit të kaluar nuk u arrit pjesëmarrja e nevojshme ligjore prej së paku 33,33 për qind të votuesve të regjistruar.
Zgjedhjet e përsëritura sipas Kodit Zgjedhor nuk kanë prag të daljes, ndërsa për zgjedhjen e kryetarit të komunës është e nevojshme që njëri nga kandidatët të marrë më shumë se gjysmën e votave të votuesve që kanë dalë. Votimi ka filluar në orën 7 të mëngjesit, ndërsa do të mbyllet në orën 19, shkruan Alsat, transmeton albinfo.ch.
Të drejtë vote për këto katër komuna kanë gjithsej 128.286 qytetarë.
Edhe atë, 82.870 qytetarë në Gostivar, 27.279 në Vrapçisht, 10.575 në Mavrovë-Rostushë dhe 7.562 qytetarë në Qendër Zhupë.
Në komunën e Gostivarit votimi po zhvillohet në 120 vendvotime, në Mavrovë dhe Rostushë në 40, në Vrapçisht në 39 vendvotime, ndërsa në Qendër Zhupë në Listën Zgjedhore janë të regjistruar gjithsej 7.562 votues.
Qytetarët e realizojnë të drejtën e tyre të votës me dokumente të vlefshme personale – letërnjoftim ose pasaportë, ndërsa identiteti i tyre konfirmohet në mënyrë shtesë edhe përmes pajisjeve për identifikim biometrik.
Një ditë më parë në këto komuna votuan personat e sëmurë, të pafuqishëm, si dhe të burgosurit. Nga 248 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm të paraqitur, votuan 242. Në Qendër Zhupë votuan dy persona, në komunën Mavrovë–Rostushë 66, në Vrapçisht 31 persona, ndërsa në Gostivar 143 persona. Përveç të sëmurëve dhe të pafuqishmëve, dje votuan edhe të burgosurit. Nga gjithsej 94 persona të paraqitur për votim në institucionet korrektuese-përmirësuese, dje votuan 45 të burgosur.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare Fight Night Rheintal do të mbahet më 27 qershor 2026 në Oberriet dhe pritet të mbledhë... -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali -
St. Gallen
Në Simpoziumin e St. Gallenit, Kusari-Lila takon ministren zvicerane Karin Keller-Sutter
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin Raporti tregon se një “taksë hyrëse” për të huajt ka pengesa ligjore dhe nuk sjell përfitime... -
Cilat janë pesë rreziqet që i kanosen Zvicrës, sipas qeverisë? -
Zermatt ka më shumë të huaj se zviceranë -
Zvicra me “parajsë të re tatimore” për kompanitë -
Zyrtarisht: Zvicra vendos kontrolle kufitare gjatë samitit të G7 në Francë











