Futboll
Sot zhvillohet ndeshja Shqipëri – Spanjë
Nga ora 21:00, Shqipëria do të kërkojë fitoren e kualifikimit për mes 16 më të mirave të Evropës. Përballë do ta ketë Spanjën, një nga skuadrat më të mira në botë që e ka siguruar kualifikimin si e para e grupit B.
Për Kuqezinjtë një fitore në këtë përballje do i përjetësonte ata në historinë evropiane.
Në grupin e ferrit, Shqipëria ka treguar se ka petkun për t’u përballur si e barabartë pavarësisht çdo kundërshtari, qofshin këto dhe skuadra që kanë shkruar historinë në vitet e fundit, përballë Italisë kampione në fuqi, apo Kroacisë që në dy botëroret e fundit është renditur e dyta dhe e treta.
Në Dusseldorf e sigurt është që ngjyrat kuqezi do të jenë dominuese, si brenda dhe jashtë stadiumit. Tifozët Kuq e Zi, janë gati për të dhuruar përsëri spektakël, e për të treguar se janë zemra dhe shpirti i kësaj skuadre.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?














