Lajme
Spanja rikthen karantinën për katër vende të tjera
Spanja do të vendosë një karantinë dhjetëditore për udhëtarët nga Argjentina, Kolumbia, Bolivia dhe Namibia, duke filluar nga 27 korriku, si një masë e re për të luftuar infeksionet COVID-19, njoftoi qeveria.
“Karantina mund të reduktohet në shtatë ditë, nëse paraqitet një test negativ në ditën e shtatë”, shpjegoi në një shënim Ministria e Shëndetësisë, raporton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
Dekreti do të hyjë në fuqi për një periudhë fillestare prej 14 ditësh, me mundësi për t’u zgjatur.
Për të frenuar përhapjen e varianteve të reja të COVID-19, Spanja vazhdon të mbajë në fuqi karantinën 10-ditore për udhëtarët nga India, si edhe ka kufizuar fluturimet nga Brazili dhe Afrika e Jugut për qytetarët e saj.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard













