Lajme
Sparks hidhërohet në Rexhepin
Zëvendësshefi i EULEX-it, Andy Sparks është hidhëruar me deklaratat e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, të dhëna ditë më parë lidhur me punën e këtij misioni evropian në Kosovë.
Sparks ka thënë sot se Rexhepi duhet të japë llogari para ELEX-it për deklaratën e dhënë se “Zot na ruaj, s’ka hair nga EULEX-i”.
“Dua të mësoj nga z. Rexhepi pse s’ka hair nga EULEX’i dhe t’i dëgjoj argumentet e tij”, ka thënë tha Sparks para mediave, kur iu kërkua të komentojë këtë deklaratë të fortë të ministrit Rexhepi.
Veprimi i EULEX-it në veri, e sidomos shpërndarja e tabelave, për të cilat Rexhepi ka dhënë urdhër të konfiskohen, i ka ardhur në majë të hundës nga ky misioni. Ai kishte kërkuar nga EULEX-i që të konfiskohen tabelat, por ka marrë përgjigje negative.
“Urdhri im është valid. Ne e dimë se kanë shpërndarë tabela, dhe ato do të konfiskohen kudo që ne kemi qasje…”, ka thënë ministri Rexhepi.
E-Diaspora
-
Protestë masive në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip Diaspora shqiptare po i ndjek me shqetësim zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, ndërsa studentët kërkojnë zbatim... -
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë -
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë -
Shkon në 131 mijë numri i aplikimeve nga diaspora për votim në zgjedhjet e 7 qershorit
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva planifikon masa të posaçme për samitin e G7-ës Zyra e prokurorit publik në Gjenevë ka planifikuar një operacion në shkallë të gjerë gjatë samitit... -
Si e vendos inteligjenca artificiale të ardhmen e ekonomisë zvicerane? -
Një flotilje e re për Gazën u kap nga Izraeli pranë Qipros, katër zviceranë të arrestuar -
Çfarë rrezikohet në referendumet kantonale zvicerane në qershor? -
Rregullat për ujqërit kanë dhënë rezultate













