Shkurt.ch
Stabilizim i numrit të dënimeve të shqiptuara nga gjykatat zvicerane
57500 dënime nga gjithsej 110 mijë sa janë shqiptuar gjatë vitit 2016 për të rriturit, kanë qenë për delikte në komunikacion
Gjatë vitit të kaluar në Zvicër është regjistruar numër afërsisht i njëjtë i dënimeve penale sikurse dhe një vit më parë. Te të rriturit janë shqiptuar diç më pak se 110 mijë dënime. Po ashtu i përafërt ka qenë edhe numri i dënimeve të shqiptuara për të rinjtë, shkruan sda.ch. Ai është ndalur në rreth 12 mijë raste, tregojnë të dhënat më të fundit të publikuara nga Zyra Federale për Statistikë.
Te dënimet e shqiptuara për të rinjtë, kemi një shtim sa u përket veprave penale me dhunë, transmeton albinfo.chë. Ndërsa ka pasur një rënie të numrit të dënimeve për delikte të kryera në komunikacion, për shkelje të ligjit mbi narkotikët dhe shkelje të ligjit mbi të huajt.
57500 dënime nga gjithsej 110 mijë sa janë shqiptuar gjatë vitit 2016 për të rriturit, kanë qenë për delikte në komunikacion, që është për 2 për qind më pak se një vit më parë. 17.900 dënime janë dhënë për shkelje të Ligjit mbi të huajt, ose 3 për qind më pak se një vit më parë, përcjell albinfo.ch. Ndërsa rënia më e madhe është regjistruar te dënimet për vepra penale të tregtisë me narkotikë (-6%).
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj Prindërit në Zvicër do të përfitojnë deri në 500 franga në muaj për kujdesin e fëmijëve... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë













