Koronavirusi: çast pas çasti
Statistikë globale: Mbi 10 milionë të infektuar me Covid-19
Deri më tani, sipas faqes “Worldometers”, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në botë ka arritur mbi 10 milionë, që shënon një përhapje mjaft të madhe të kësaj sëmundjeje, që la të vdekur gati gjysmë milioni persona në shtatë muaj.
Ky numër është dyfishi i virusit sezonal influence që shënohet cdo vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Rritja e numrit të rasteve vjen pas lirimit të masave të kufizimit nga shumë shtete të prekura, për të mundësuar kthimin në punë dhe lëvizjen e lirë.
Amerika Veriore, Latine dhe Evropa shënojnë nga 25% të rasteve, derisa Azia dhe Lindja e Mesme shënojnë 11% të rasteve, raporton Reuters.
Rastet e para të koronavirusit u shfaqën më 10 janar në Vuhan të Kinës, ku më pas ky virus u përhap shumë shpejt në Evropë, SHBA dhe Rusi.
India dhe Brazili janë shtetet më të prekura me nga 10,000 raste në ditë në këtë valë të re të koronavirusit.
Shtetet e Bashkuara që kishin raportuar numrin më të madh të rasteve në botë me koronavirus kanë arritur të ulin shifrat në muajin maj, por në javët e fundit është shënuar rritje e rasteve në zonat që më parë nuk ishin të prekura, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













