Koronavirusi: çast pas çasti
Statistikë globale: Mbi 200 mijë persona të vdekur nga koronavirusi
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, mbi 200,000 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në gjithë botën.
Deri më tani është raportuar për mbi 2.8 milionë persona të prekur me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri.
Këto të dhëna janë bërë të ditura pasi numri i viktimave në Shtetet e Bashkuara ka arritur në mbi 50,000.
SHBA-ja përndryshe përbën territorin e prekur më së keqi nga kjo sëmundje.
Më 11 janar, media shtetërore kineze ka raportuar rastin e parë të infektimit me këtë virus, dhe nga ajo kohë, ai është përhapur në më shumë se 210 shtete dhe territore.
Përveç Evropës, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin për trendin e përhapjes së kësaj sëmundjeje në Afrikë, Evropën Lindore, Amerikën Qendrore dhe Amerikën Jugore, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s Duket e vështirë për punonjësit e Swiss-it të identifikohen me Lufthansa-n. Arsyeja, thanë ata, është se... -
Zvicër: 15 aksidente fatale uji në një muaj -
Ish-politikani i SVP-së akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 40 herë: Pritet dënim i përjetshëm -
Zvicër: Shtatëmbëdhjetë gra tashmë viktima të femicidit -
Turisti zviceran sulmohet nga një peshk në Itali, përfundon në spital me plagë të rënda














