Lajme

Stoltenberg, me dedikim për “Zonjën e Hekurt”, pas një bashkëpunimi 30-vjeçar

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shkruar në Twitter një falënderim për kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila po largohet nga drejtimi i Gjermanisë.

Stoltenberg publikoi një video, ndërsa shkroi se ka qenë privilegj të punonte me Merkel që prej viteve 1990. Ai tha se gjithherë ka qenë i impresionuar.

“Kam pasur privilegjin të punoj me Angela Merkel që nga vitet 1990. Gjithmonë i impresionuar nga aftësia e saj për të shkuar direkt në pikë, për të gjetur zgjidhje dhe për ta çuar agjendën përpara. Faleminderit për gjithçka që keni bërë për NATO-n dhe për mbajtjen e fortë të lidhjes transatlantike”, shkroi Stoltenberg.