Shkurt.ch
Strasburgu shfajëson mohuesin turk të gjenocidit mbi armenët
Nacionalisti i majtë turk Dogu Perincek është shpallur i pafajshëm nga Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasburg lidhur me mohimin që ai i ka bërë gjenocidit turk në Armeni. Ndërkohë që shumë historianë dhe politikanë e konsiderojnë vrasjen e qindra mijë armenëve gjatë Luftës së parë Botërore në Turqi, rast të gjenocidit, sipas Perincek-ut kjo është një “gënjeshtër ndërkombëtare”.
Këtë pohim ai e kishte bërë para dhjetë vitesh edhe në manifestime të ndryshme në Zvicër, për çfarë gjykatat zvicerane deri në instancën më të lartë (Gjykata Federale) e kishin dënuar për shkelke të ligjit kundër racizmit.
Pori Perincek e kishte shtyrë çështjen deri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Në vitin 2013 dhoma e vogël e kësaj gjykate i kishte dhënë atij të drejtë, shkruan srf.ch. Sipas saj, Zvicra me dënimin e nacionalistit turk kishte bërë shkelje të lirisë së mendimit. Në një shoqëri demokratike duhet të debatohet edhe për Çështje të ndjeshme sikur kjo, thuhet në vendimin e atëhershëm të Gjykatës.
Ndërsa sot, edhe Dhoma e Madhe e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut i ka dhënë të drejtë Perincek-ut. Kjo për Zvicrën nënkupton rishikim të asaj se sa gjerësisht do të aplikojë ligjin mbi antiracizmin.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












