Lajme
Studim: Ndotja e ajrit vret më shumë se pirja e duhanit
Ndotja e ajrit vret më shumë se HIV/AIDS, tuberkulozi dhe malaria së bashku, thotë raporti i fundit nga Indeksi i Jetës së Cilësisë së Ajrit (AQLI).
“Ndotja e grimcave të ajrit ka ndikim më shkatërrues në jetën e një njeriu sesa pirja e duhanit”, thonë gjithashtu shkencëtarët.
Një qytetar i globit, sipas këtij raporti, humb 2.2 vjet jetë nga nivelet e larta të ndotjes së ajrit. Nëse nuk meren masa për gjendjen, kjo shifër mund të shkojë deri në 17 miliardë vjet jetë të humbura në gjithë botën.
Sipas studiuesve, problemi po përkeqësohet nga kriza klimatike me temperatura të larta që shkaktojnë zjarre, e si pasojë rrisin dhe ndotjen e ajrit. Cikli i rrezikshëm i problematikës ka si hallkën më të keqe djegien e karburantit fosil, në veçanti qymyrit.
“Ndotja e ajrit është kërcënimi më i madh për shëndetin e banorëve të planetit, për vrullin e të cilit nuk janë të përgatitur”, deklaroi Micheal Greenstone, një nga shkencëtarët që krijoi AQLI.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













