Lajme

Studim: Vaksina Biontech-Pfizer parandalon infektimin në rreth 89% të rasteve

Mediat gjermane kanë botuar një artikull interesant lidhur me një studim të fundit nga Izraeli, transmeton albinfo.ch.

Ekspertët izraelitë kanë konstatuar në një studim të publikuar se vaksina Biontech-Pfizer parandalon infektimin me virusin Corona në rreth 89% të rasteve.

Deri tani ishte e paqartë nëse vaksina mbron vetëm të vaksinuarit apo edhe njerëzit përreth. Studimi në Izrael sipas raportimeve në media bazohet në të dhënat e 1,7 milionë të vaksinuarve dhe së shpejti do të publikohet me të ashtuquajturën procedurë “Preprint” në një revistë shkencore.

Eksperti gjerman i shëndetësisë dhe politikani socialdemokrat, Karl Lauterbach, është shprehur për gazetën “Bild” pas publikimit të lajmit se “këto vlerësime janë me rëndësi të madhe”. Vaksina vërtet me këtë mundëson një imunitet të tufës dhe mundëson kthimin në jetën normale. Në Izrael e kanë marrë vaksinën gati gjysma e 9,3 milionë izraelitëve. Ky është vendi i parë në botë që ka kryer më shumë vaksinime dhe është i përshtatshëm për vëzhgime shkencore në masë.