Lajme

Studimi izraelit tregon: vaksinat funksionojnë

"Përqindja e atyre, testi i të cilëve doli pozitiv - ishte 33 për qind më e ulët në grupin e vaksinuar sesa në grupin jo të vaksinuar

Një muaj pas fillimit të fushatës masive të vaksinimit kundër koronës në Izrael, rezultatet e para të studimit tregojnë se vaksina zvogëlon ndjeshëm numrin e infeksioneve të reja.

Vetëm dy javë pas dozës së parë të vaksinës Biontech Pifzer, numri i testeve pozitive të koronës tek njerëzit mbi 60 vjeç që ishin vaksinuar, ishte dukshëm më i ulët sesa në grupin krahasues, të pavaksinuar, shkruan srf.ch duke ju referuar mediave izraelite.

Ky ishte rezultati i një studimi nga kompania më e madhe e sigurimeve shëndetësore në vend.

Rezultatet kanë të bëjnë me njerëzit që u është dashur të bëjnë teste të koronës për arsye të ndryshme – si për shembull për faktin se kishin simptoma ose kishin kontakte me njerëz të sëmurë, transmeton albinfo.ch

“Përqindja e atyre, testi i të cilëve doli pozitiv – qofshin ata simptomatikë apo asimptomatikë – ishte 33 për qind më e ulët në grupin e vaksinuar sesa në grupin jo të vaksinuar,” thotë epidemiologu Ran Balicer.

Ai flet për një “rezultat inkurajues që tregon se vaksina është gjithashtu efektive tek njerëzit e moshuar”. Prandaj, ai pret që numri i pacientëve të sëmurë rëndë me koronavirus do të ulet së shpejti.