Lajme
Studiuesit amerikanë insistojnë në teorinë se koronavirusi doli nga laboratori
Dy studiues amerikanë kanë deklaruar në një artikull të shkruar për “Wall Street Journal” se ka një provë që e bën më të besueshme teorinë që koronavirusi i ri, që shkaktoi pandeminë e Covid-19, ka dalë nga laboratori i Wuhan-it, një teori që tashmë ka zënë vend mes shumë shkencëtarëve dhe studiuesve botërorë.
Richard A. Muller, profesor në Universitetin e Kalifornisë në Berkley dhe Dr. Steven Quay, CEO i “Atossa Therapeutics”, një kompani farmaceutike që merret me zbulimin e ilaçeve për sëmundjet e reja, thonë që kjo teori po bëhet më e besueshme se ajo e daljes së koronavirusit nga një treg në qytetin kinez.
Sipas tyre, përgjigjja për origjinën e Covid-19 mund të gjendet brenda vetë virusit SARS-CoV-2. “Bazuar në përvojën e virusit SARS-1, në vitin 2003 dhe MERS në vitin 2012, dimë që shumë njerëz janë infektuar nga kafshët, shumë kohë para sesa koronavirusi të pësojë mutacion dhe të bëhet i transmetueshëm nga njeriu te njeriu”, thonë dy studiuesit në artikullin e botuar në “Wall Street Journal”.
“Një sasi e konsiderueshme të dhënash, nga fundi i vitit 2019, tregon se më shumë se 9000 persona kanë qenë të shtruar në spital me simptoma të ngjashme me ato të gripit të zakonshëm në provincat Hubei dhe Shanxi, para nisjes së epidemisë. Bazuar në përvojën e SARS-1 dhe MERS, teoria e transmetimit te kafshët parashikon se mes tyre të kishte 100 deri në 400 persona të infektuar me Covid. Ndërsa teoria e laboratorit parashikon zero raste me Covid. Nëse koronavirusi do të ishte krijuar në laborator nga shkencëtarët që po kërkonin ta fuqizonin atë, nuk do të kishte raste personash të infektuar në komunitet para se virusi të dilte nga laboratori. Hetimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë analizoi plot 9000 teste të ruajtura në spitalet e këtyre dy provincave dhe nuk gjeti asnjë infeksion që datonte para nisjes së epidemisë. Kjo është një dëshmi e fuqishme që mbështet teorinë e daljes së koronavirusit nga laboratori”, thonë dy studiuesit.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih













