Bota

Stuhia në Gjermani: Kështu ulen aeroplanët (VIDEO)

Për shkak të erërave të forta edhe aterrimet janë zhvilluar me vështirësi. Disa pamje janë transmetuar nga aeroportet në Gjermani, se si ulet aeroplanët në stuhi

Një stuhi ka përfshirë Gjermaninë, ku mbeti i vdekur edhe një 47-vjeçar, shkruan albinfo.ch.

Gjithashtu edhe komunikacioni po zhvillohet me vështirësi, ku edhe udhëtarët janë paralajmëruar.

Disa fluturime nga aeroporti i Frankfurtit, më të madhin në vend, janë anuluar. Dy aeroplanë të cilët kanë fluturuar drejt aeroportit Keln-Bon janë riorinetuar shkaku i erës së fuqishme.

Kopshet Zoologjike në Dortmund, Vupertal e Harn janë mbyllur për shkaqe sigurie, ndërsa në Duisburg është rrëzuar një vinç, i cili pjesërisht ka përfunduar në lumin Rajna.

Shërbimi meteorologjik ka tërhequr vërejtjen të dielën për pjesë të mëdha të Gjermanisë perëndimore e qendrore, duke parashikuar goditje të erës edhe deri në 120 km/h, ndërsa sot priten reshje bore.

Për shkak të erërave të forta edhe aterrimet janë zhvilluar me vështirësi. Disa pamje janë transmetuar nga aeroportet në Gjermani, se si ulet aeroplanët në stuhi.