Lajme
“Stuttgart Airways” akuzohet për mashtrim
Themeluesi i kompanisë kosovare “Karrota”, njëherësh ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka denoncuar një rast mashtrimi.
Përmes një postimi në “Facebook”, Ismaili ka treguar se si një person me emrin Mërgim Gashi e ka mashtruar atë, duke mos e paguar për një punë, të cilën ai me kompaninë e tij e kanë kryer për të.
Ismaili ka thënë se Gashi i është paraqitur si pronar i një aviokompanie në Gjermani me emrin “Stuttgart Airways”.
Pronari i pretenduar i kësaj kompanie ka kërkuar nga kompania “Karrota” që t’ia punojë logon dhe uebsajtin e kompanisë, punë të cilat Ismaili thotë t’i kenë kryer “bukur dhe shpejt”, por që për shërbimin thotë të mos ketë marrë kurrë pagesë.
“Nuk më ka ndodhë me u ankue ndonjëherë për klientë të këqij, sepse me secilin në një moment kam komunikue sinqertë edhe i kemi mbyllë gjanat, qoftë me marrëveshje ose gjyq. Por, ky person të cilit po ia kushtoj këtë status po del se ka mashtrue shumë njerëz, si pronar i një avio-kompanie në Gjermani, edhe e ndjej obligim moral me e bë këtë gjë publike, në mënyrë që të tjerët mos me ra pre e këtij mashtruesi. Ky mashtrues quhet Mërgim Gashi (FB e ka deaktivizue), ndërsa kompania quhet Stuttgart Airways. Para fiks një viti i ka kërkue kompanisë time logo dhe website, të cilën ia kemi krye me sukses, bukur dhe shpejt (website-in ia kemi deaktivizue për shkak të mospagesës)”, thotë Ismaili.
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga













