Lajme

Efekti i lirimit të biletave prej 9 € në Gjermani habit shtetet evropiane

Mbi 30 milionë njerëz në të gjithë Gjermaninë kanë blerë biletën prej 9 euro vetëm në muajin qershor

Të çuditura dhe pa komente janë shtetet evropiane, veçmas Franca, Zvicra dhe Austria, lidhur me lirimin e biletës prej 9 euro në shtetin gjerman. Ndikimi i kësaj politike dhe rezultatet që po sjell ky lirim, ka habitur të gjitha shtetet evropiane.

Arsyet:

Dukshëm më pak vetura në rrugë dhe më pak bllokime trafiku në Gjermani

Pas gati një muaji e më shumë është vlerësuar lart suksesi i biletës me kosto të ulët në Gjermani, njofton albinfo.ch.

Ministri i Transportit i Gjermanisë, Volker Wissing, ka vlerësuar suksesin e biletës me kosto të ulët.

Wissing deklaroi se biletat e lira kishin tashmë “një vend të fortë në zemrat e gjermanëve” kur u lansuan në fillim të qershorit dhe tani ai po shkon edhe më tej, duke e quajtur idenë e koalicionit për bileta të lira një “sukses të jashtëzakonshëm” me dukshëm më pak trafik në rrugë dhe më pak bllokime trafiku.

Bileta mujore prej 9 € mund të përdoret në shumë trena rajonalë që mbulojnë distanca deri në 300 kilometra.

Politikani i Partisë së Gjelbër Nyke Slawik është i një mendimi të ngjashëm: “Bileta prej 9 € është tashmë një pikë kryesore e koalicionit tonë semaforik [Social Demokratët (SPD), Të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë (FDP)],” tha ajo.

Sipas VDV, shoqata gjermane e kompanive të transportit, mbi 30 milionë njerëz në të gjithë Gjermaninë kishin blerë biletën prej 9 euro në fund të qershorit.

Partia e majtë gjermane Die Linke po bën thirrje që bileta të zgjatet deri në fund të vitit dhe për çmime të përhershme me kosto të ulët për udhëtimet me autobus dhe tren, njofton tutje albinfo.ch.