Lajme
Sulme masive kibernetike në Ukrainë
Faqet e internetit që i përkasin organeve qeveritare të Ukrainës janë shënjestruar në një sulm masiv kibernetik.
Ndër shërbimet që janë prekur nga sulmi janë faqet e internetit për Parlamentin ukrainas (Rada), Ministrinë e Jashtme dhe shërbimet e sigurisë, raporton BBC, përcjell Albinfo.ch.
Një ministër i ka thënë agjencisë së lajmeve Interfax se shërbimet për disa institucione ukrainase, duke përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë, Sigurisë dhe të Jashtme, janë bllokuar për shkak të një sulmi të quajtur DDOS.
Ai shtoi se janë sulmuar edhe disa banka. Sulmet DDOS, ose Refuzimi i Shpërndarjes së Shërbimit, synojnë të mposhtin faqet e internetit duke përmbytur një rrjet me trafik të rremë dhe duke e penguar atë të komunikojë siç do të bënte zakonisht. Autoritetet ukrainase thanë këtë javë se kishin parë paralajmërime në internet se hakerët po përgatiteshin të kryenin sulme të mëdha ndaj agjencive qeveritare, bankave dhe sektorit të mbrojtjes.
Në një kohë që presidenti rus Vladimir Putin ka avancuar me planin e tij të pushtimit, Ukraina ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Kryetari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Oleksiy Danilov, tha se do t’u takojë autoriteteve rajonale të përcaktojnë se cilat masa do të zbatojnë, por ato mund të përfshijnë mbrojtje shtesë për objektet publike, kufizimin e trafikut, si dhe kontrolle të shtuara të dokumenteve dhe mjeteve të transportit.
Gjendja e jashtëzakonshme fillimisht do të zgjasë 30 ditë dhe pritet të miratohet nga Parlamenti brenda 48 orësh. Ky vendim erdhi pas deklaratës së kryeministrit të Australisë, Scott Morrison, i cili tha se një “pushtim në shkallë të plotë” i Ukrainës “ka të ngjarë” të ndodhte brenda 24 orëve. Morrison, i cili ka njoftuar sanksione të reja kundër Kremlinit, tha se forcat ruse tani janë në “gatishmërinë maksimale për të pushtuar Ukrainën, dhe kjo ka të ngjarë të ndodhë brenda 24 orëve të ardhshme”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës












