Kosova
Sulmi në Zubin Potok, Berisha dënon aktin: Skenar tipik i Rusisë së vogël
Gjatë një konference me gazetarë, ai u shpreh se ai ishte një skenar tipik i Rusisë së vogël, kërkon me çdo kusht destabilizimin e Kosovës.
Berisha: Së pari dua të dënon me forcën më të madhe aktet terroriste në Zubin-Potok, Zveçan, të furnizimit me ujë të qytetarëve të Kosovës, por edhe institucionet e Kosovës në ato territore.
Këto akte terroriste, të cilat zhvillohen pas shpalljes nga presidentja e Kosovës të datës së zgjedhjeve dhe shprehjes së vullnetit të Listës Serbe për marrjen pjesë në këto zgjedhje, kanë synim madhor destabilizimin e atij rajoni dhe dekurajimin e serbëve për të marrë pjesë në proceset demokratike në Kosovë, në vendin e tyre.
Këto akte janë një aktakuzë e rëndë e Beogradit, i cili kërkon me çdo kusht një zonë konfliktuale të re, kërkon me çdo kusht destabilizimin e Kosovës.
Natyrisht një skenar i tillë, është skenar tipik i Rusisë së vogël, që i shkon në interesin më të madh edhe të Kremlinit.
Situata në Kosovë, kriza e konservuar në Kosovë, është rrjedhojë e qëndrimeve fund e krye konfliktuale të Beogradit, synimit të tij për të mbajtur shtetin serb në Kosovë dhe për të zmadhuar, siç shprehej vetë Vuçiçi, Serbinë, duke nënkuptuar këtë zmadhim me territoret e Kosovës. Kjo situatë është në interesin më të mirë të Kremlinit, i cili kërkon që krahas fronit të luftës në agresionin që bëri ndaj Ukrainës, të ketë edhe një konflikt tjetër në Ballkan, po në vijë me interesat e tij.
Një shpërthim ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut në veri të Kosovës duke dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.
Sulmi ndodhi pak orë pasi Policia e Kosovës njoftoi se ka rritur masat e sigurisë në nivel vendi. Kjo u bë pasi gjatë ditëve të fundit pati disa incidente.
Bandat kriminale me mbështetje të Beogradit zyrtar dyshohet se janë prapa këtij shpërthimi. Pas sulmit, autoritetet e Kosovës thanë se për shkatërrimin e kanalit ishin përdorur 15 kilogramë eksploziv.
Dëmi u konsiderua serioz dhe u shkaktuan ndërprerje të furnizimit me ujë për disa qytete dhe po ashtu për Korporatën Energjetike të Kosovës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës Të gjitha përfaqësitë zvicerane në Shtetet e Gjirit janë funksionale dhe stafi është i sigurt, përveç... -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia -
Zvicra mbështet fuqishëm përpjekjet e çminimit në Kosovë -
Punonjësi i çerdhes akuzohet për abuzim seksual me 15 fëmijë










