Futboll
Sulmuesi kosovar, objektiv i klubeve angleze, turke dhe franceze
Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, është bërë objektiv i klubeve angleze dhe atyre turke, tash e kërkojnë edhe në Ligue 1.
Ai pritet të largohet këtë muaj nga kryeqyteti italian.
Muriqi luajti mbrëmë si titullar në Kupën e Italisë dhe përsëri i mungoi goli.
Për një vit e gjysmë, ai i ka realizuar vetëm dy gola në fanellën e “Biancocelesti”. E Lazio është lodhur duke pritur dhe tash ka vendosur ta shesë atë përfundimisht.
Siç dihet, Muriqin e duan klubet turke, Galatasaray dhe Fenerbahçe.
Në Angli, pëlqim për të kanë shfaqur Leeds United, Hull City dhe West Bromwich Albion.
Ndërsa, është hedhur poshtë mundësia që ai të përfundojë në CSKA Moskë.
Por, mediumi italian “Corriere dello Sport” e ka zbuluar sot pistën tjetër të mundshme të prizrenasit.
Ky medium raporton se në garë për përfaqësuesin kosovar është futur Saiont-Etienne i Francës.
Pra, nuk përjashtohet mundësia që Muriqi t’i0u bashkohet në Ligue 1 futbollistëve të tjerë kosovarë, si Zhegrova, Berisha, Zeneli e Shaqiri.
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj Prindërit në Zvicër do të përfitojnë deri në 500 franga në muaj për kujdesin e fëmijëve... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë












