Autotech

Super veturat e prezantuara në Gjenevë

Show më i madh i përvitshëm i veturave në Evropë, “Geneva Motor Show”, nuk resht së befasuari dhe po shpalos që nga veturat luksoze e deri tek ato historike.

Tradicionalisht ky është eventi më popullor i markave luksoze, por edhe vendi ku gjen gjithçka, që nga veturat më tradicionale e deri tek ato që mund të konsiderohen supervetura apo edhe vetura fluturuese.

Për adhuruesit e veturave sportive, show i Gjenevës ishte vendi i duhur me Bugatin “La Voiture Noire” që shkëlqente mbi të gjitha veturat e tjera, jo vetëm për shkak të specifikave mbresëlënëse, por edhe se ishte vetura më e shtrenjtë në botë, transmeton “TCH”.

Një makinë me shpejtësinë që shkon deri në 400 km në orë, me një teknologji të jashtëzakonshme dhe ekstremisht luksoze, me çmim 16.7 milionë euro, përcjell albinfo.ch.

Sidoqoftë nuk mbeten pas as MClaren 720S Spider, Aston Martin AM RB, Lamborghini Huracan EVO Spyder apo edhe Ferrari F8 Tributo, me këtë të fundit që po reklamohet nga kompania si Ferrari më i fuqishëm në histori.