Sport
Suspendohen Blatter dhe Platini
Kryetari në detyrë i FIFA-s, Sepp Blatter dhe ai i UEFA-s, Michel Platini janë suspenduar sot për 90 ditë nga funksioni. Këtë e ka kumtuar sot kryetari i komisionit të etikës, Hans-Joachim Eckert.
Shkas konkret i këtij suspendimi është pagesa prej 2 milionë eurove që Blatter thuhet t`ia ketë paguar Platinit, për çfarë kundër Blatter-it aktualisht po zhvillon hetime edhe Prokuroria federale e Zvicrës. Veprat penale për të cilat ngarkohet kryetari shumëvjeçar i organizatës botërore të futbollit, janë trajtimi jolojal dhe eventualisht edhe përvetësimi.
Pezullimi i Blatter-it nënkupton që ai deri në janar të mos ketë qasje në zyrën e tij në Zürichberg dhe të heqë dorë nga të gjitha aktivitetet zyrtare të futbollit. Madje, ai ka ndalesë hyrjeje në të gjithë stadiumet e botës, shkruajnë mediet zvicerane sot!
Por jo vetëm kaq: në rast se dëshmohen të vërteta akuzat që po i bëhen, Sepp Blatter mund të dënohet me deri në 7.5 vjet burg.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












