Kosova
Sveçla prezantoi sukseset e Kosovës në Ministerialin e BE-së
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, mori pjesë n Ministerialin e BE-së për Punë të Brendshme dhe Drejtësi me shtetet e Ballkanit Perëndimor, që po mbahet nën organizimin e presidencës hungareze të Këshillit Evropian dhe Qeverisë së Malit të Zi.
Atje ai prezantoi sukseset e Kosovës në fushën e luftimit të të gjitha llojeve të krimit të organizuar, trafikimit të qenieve njerëzore, armëve dhe narkotikëve si dhe luftimin e migrimit të parregullt.
“Duke njohur faktin se këto fenomene cenojnë sigurinë e vendit tonë, rajonit por edhe më gjerë, konfirmova përkushtimin tonë për bashkëpunim të mëtejmë me të gjitha agjencitë e BE-së në mënyrë që së bashku të garantojmë stabilitet por edhe siguri për vendet tona dhe jo vetëm”, ka shkruar ministri në Facebook./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












