Integrimi
Takim i ngrohtë dhe rikonfirmim i miqësisë gjermane-shqiptare
Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes z. Thomas Silberhorn, zja. Melanie Huml, Ministre e shëndetësisë së Bavarisë, një nga Kryetarët e Bashkisë së Bambergut z. Wolfgang Metzner, e personalitete tjera të rëndësishme u pritën me këngë e valle të shoqatës “Rinia” nga Siegen
Në pjesën më të bukur të qytetit Bamberg në Bavarinë veriore, të shtunën jehonin tingujt e muzikës shqipe. Në një nga adresat më të preferuara të këtij qyteti me shumë monumente të mbrojtura nga UNESCO, shoqata e posathemeluar kulturore gjermano-shqiptare ”Dardania”, kishte mbledhur bashkë komunitetin gjerman dhe atë shqiptar.
Ky manifestim i cili shënonte riaktivizimin e një shoqate të vjetër shqiptare, ishte më shumë se kaq. Ishte një lloj falënderimi për popullin gjerman por edhe një vërtetim për miqësinë gjermano-shqiptare në këtë qytet. Kjo mbrëmje ishte vazhdim i dialogut të vendasve me bashkëqytetarët e tyre shqiptarë të cilin më së miri e përshkroi një mysafir gjerman me fjalët e tij: “Në këto kohëra është me rëndësi të bisedojmë me njëri tjetrin e jo për njëri tjetrin”.
Rreth 700 shqiptarët e Bambergut qysh me dekada kanë marrë pjesë aktive në sfera të ndryshme të jetës. Më shumë si individë e pastaj të bashkuar një shoqatë kulturore e cila para shumë vitesh kishte ndërprerë aktivitetin e saj për të ringjallur atë këtë vit si shoqatë me emër të ri.
“Themelimi i shoqatës, krahas qëllimit për ruajtjen e gjuhës shqipe, promovimin e kulturës si dhe nxitjen e shkëmbimit kulturor mes trojeve shqiptare dhe Gjermanisë, ka edhe qëllimin që punën që deri më tash e kemi kryer si individë apo grupe të vogla, ta vazhdojmë të bashkuar si shoqatë” flet Florim Gashi, kryetar i shoqatës, një aktivist i palodhshëm në këtë qytet.
“Ndihma në forma të ndryshme për refugjatët shqiptarë që janë të shumtë në qendrën për pranimin e azilkërkuesve në këtë qytet, integrimi i tyre por edhe kujdesi për ta mbas riatdhesimit në vendet nga kanë ardhur, janë po ashtu pjesë e aktiviteteve tona” vazhdon Gashi duke shtuar se “komuniteti shqiptar është poashtu pjesëmarrës në organizime sportive e kulturore të qytetit.“
Respektin e madh për kontributin e shqiptarëve në Bamberg e tregon prania e rreth 120 mysafirëve ku më shumë se gjysma e tyre ishin gjermanë.
Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes z. Thomas Silberhorn, zja. Melanie Huml, Ministre e shëndetësisë së Bavarisë, një nga Kryetarët e Bashkisë së Bambergut z. Wolfgang Metzner, e personalitete tjera të rëndësishme u pritën me këngë e valle të shoqatës “Rinia” nga Siegen.
Edhe tavolina me ushqime shqiptaro-gjermane u prit mirë në ngjarjen e cila nuk kishte karakter politik ku morën pjesë edhe Atasheu ushtarak i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin z. Xhavit Sadrija, z. Agron Maloku nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Frankfurt si dhe përfaqësues të bizneseve të ndryshme.
Nga Kosova ishin të pranishëm Kryetari i “Vetëvendosjes” z. Albin Kurti, zëvendësministri Isni Kilaj, etj.
Në takim u lexua edhe letra përshëndetëse e Ministrit të punëve të Brendshme të Bavarisë z. Joachim Herrmann e cila e gëzoi pa masë organizatorin Gashi i cili nuk fsheh dëshpërimin për mospjesëmarrjen e politikanëve tjerë të ftuar nga Përfaqësitë diplomatike në Gjermani si dhe nga Kosova.
“Nga shumica e të ftuarve nuk kam marrë kurrfarë lajmi. Ata nuk e shohin të udhës as të lajmërohen se nuk mund të vijnë. Prandaj më gëzon edhe më shumë letra e MPB të Bavarisë i cili kërkoi ndjesë që nuk është sontë këtu“ flet Gashi i cili shpreson që në të ardhmen komunikimi me Ambasada dhe Konzullata të jetë më i mirë por edhe pret ndihmë nga ata në realizimin e projekteve të shoqatës në të ardhmen.
Performaca e shkëlqyer e Flaka Gorancit (këndim) nga Vjena dhe Desar Sulejmanit (piano) nga Essen, i ofroi mbrëmjes miqësore gjermano-shqiptare edhe një ngjyrë të veçantë muzikore dhe u prit jashtëzakonisht mirë.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj Projekti i filluar në dhjetor 2021 pritet të përfundojë në verën e vitit 2024...
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër
-
Gjeneva, më e pasur
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën