Kosova
Takim miqësor në Yverdon: FC Yverdon Women përballet me KFF Prishtina i pranishëm edhe Përparim Rama
Këtë të premte, më 20 qershor, nga ora 19:30, në stadiumin e Yverdon-les-Bains do të zhvillohet një ndeshje miqësore ndërmjet ekipit vendas FC Yverdon Women dhe ekipit të futbollit nga Kosova, KFF Prishtina, që përfaqëson me krenari futbollin e femrave dhe mbështetet nga sponsorë nga diaspora, Gupi Orllati në Llozanë.
Një ngjarje sportive me karakter simbolik, që synon të forcojë lidhjet mes komuniteteve dhe të promovojë sportin si një urë bashkimi.
Në këtë aktivitet do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama, i cili do të mbështesë këtë iniciativë në emër të qytetit që përfaqëson.
Ftohen të gjithë dashamirësit e sportit dhe përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Zvicër që të marrin pjesë dhe të përkrahin këtë aktivitet të veçantë, që i jep vëmendje dhe dinjitet futbollit të femrave.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit20 Qershor 2025
- Ora19:30
- Lokacionistadiumin e Yverdon-les-Bains
- Data e përfundimit20 Qershor 2025 - 21:00
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













