Lajme
Takimi mbarëkombëtar i Juristëve nga Diaspora në Tiranë
Më 4 prill 2020 në Tiranë do të organizohet takimi i Juristëve nga diaspora.
Agjencia Kombëtare e Diasporës, në bashkëpunim me Ministrinë e Shtetit për Diasporën dhe Ministrinë e Drejtësisë, në 4 prill 2020 do të organizojnë në Tiranë, Takimin e Juristëve në Diasporë. Takimi synon të bëjë bashkë profesionistë të Diasporës në fushën e drejtësisë, avokatë dhe juristë që punojnë jashtë vendit, me qëllim krijimin e një platforme për të shkëmbyer përvojat e praktikat më të mira për përballimin e sfidave aktuale në sistemin e drejtësisë, transmeton albinfo.ch.
Synimi i këtij takimi është forcimi i lidhjeve me Diasporën tonë dhe zgjerimin e rrjetit të profesionistëve ligjorë, si dhe kontributi që mund të jepet për çështjet të vetë Diasporës.
Për të marrë pjesë në këtë takim ose për informacione të mëtejshme, ju lutemi na kontaktoni në adresën: [email protected]
E-Diaspora
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër