Shqipëria
Taksat që ndryshojnë në Shqipëri nga viti 2026
Paketa fiskale ose thënë ndryshe grupi i ndryshimeve tatimore që qeveria e Shqipërisë ka propozuar për të shoqëruar projektbuxhetin e vitit 2026, përfshin falje të detyrimeve tatimore si dhe një sërë rikthimesh tatimesh, në disa raste edhe rritje të tyre.
Në këtë linjë lehtësuese paketa fiskale vijon edhe për fermerët me një shtysë të drejtpërdrejtë, pasi kompensimi i TVSH-së rritet në 10% të vlerës së faturave të shitjes, për të nxitur formalizimin dhe rritur konkurrueshmërinë e prodhimit vendas. Ndërsa në sektorin e pasurive të paluajtshme për rivlerësimin është propozuar një zbritje e tatimit nga 15% në 5%, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Edhe prindërit do të kenë mundësinë të përfitojnë nga një masë sociale e drejtpërdrejtë. Më konkretisht nga tatimi mbi të ardhurat personale do të zbritet 48 mijë lekë për çdo fëmijë nën 18 vjeç.
“Qeveria kur bën hartimin e paketës ka patur parasysh diku disa sektorë inkurajim pozitiv si subvencion por dhe ne ato pjesë ku ul tatimet për të invalvuar ose ngre për të dekurajuar të cilat nuk kanë impakt pozitiv. Ndërsa për paqen fiskale me këtë duhet të kemi parasysh se është vij e hollë që e ndanë sa janë të rregullta. Në tërësinë duhet parë nga kuadri kushtetues sesa legale është se ka sensitivitet të lartë dhe ekonomia deformohet padashje”, tha Gjergj Tafa, ekspert fiskal.
Nga ana tjetër rritje të tatimit do të pësojnë disa sektorë. Kryesisht ai i teknologjisë do të largohet nga skema lehtësuese. Nga 5%, tatim-fitimi për IT kthehet në 15%.
Po ashtu dhe akciza do të rritet për disa mallra kryesisht me indeksim prej 1.5% për mallra si birra, nafta, kafe, me përjashtim të cigareve, ku vijon plani i rritjes progresive.
Një masë që pritet të sjellë të ardhura shtesë për buxhetin. Paketa shton edhe një element mjedisor. Taksa e karbonit rritet nga 3 lekë në 4.5 lekë për kilogram.
Një sër ndryshimesh të tjera do të prekin ligjin e procedurave tatimore. Nisur nga Aktet administrative që do të dërgohen me nënshkrim elektronik, duke zëvendësuar shërbimet postare, subjektet online të publikojnë të dhënat e biznesit, Ulja e kufirit për pagesat me para në dorë, si dhe Detyrimi për pajisje me terminale “POS”.
“Është gjë e mirë ulja e normës së pagesës cash, ul paranë cash në qarkullim. Gjithashtu orienton se të gjithë bizneset të ken POSe dhe paketa ka lënë hapësira për t’u plotësuar”, shprehet eksperti.
Paketa fiskale pritet të dorëzohet në Kuvend sipas qeverisë ndërsa është në konsultim me grupit e interesit dhe ndërkombëtarët.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027 UBS po përgatitet të njoftojë mijëra shkurtime të vendeve të punës. Sipas raportimeve të gazetës SonntagsBlick,... -
Legalizimi i kanabisit ndan partitë dhe organizatat politike në Zvicër -
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër -
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë












