Bota
Tani është zyrtare: Takimi Biden – Putin mbahet më 16 qershor, në Gjenevë
Udhëtimi i parë i Bajdenit jashtë vendit bëhet për në samitin e G7 në Britaninë e Madhe dhe në takimin e lartë të NATO-s në Belgjikë
Samiti i propozuar nga Presidenti i SHBA-së Joe Biden me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin do të zhvillohet më 16 qershor në Gjenevë.
Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini e dhanë këtë njoftim të martën, pothuajse njëkohësisht, shkruan srf.ch.
Putini kishte lënë prej kohësh të hapur çështjen nëse do ta pranonte ftesën e Bidenit për një takim personal.
“Qëllimi i takimit është të zhvillojmë marrëdhëniet ruse-amerikane”, është thënë nga Kremlini në një deklaratë.
Duhet të diskutohen gjithashtu edhe çështjet ndërkombëtare, përfshirë luftën kundër pandemisë së koronavirusit dhe zgjidhjen e konflikteve rajonale.
Një “gamë e tërë” e çështjeve të ngutshme
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki ka thënë se Biden dhe Putin do të diskutojnë “gamën e plotë” të çështjeve të ngutshme, transmeton albinfo.ch. Qëllimi është të rikthehet “parashikueshmëria dhe stabiliteti” në marrëdhëniet dypalëshe.
Udhëtimi i parë i Bajdenit jashtë vendit bëhet për në samitin e G7 (11-13 qershor) në Britaninë e Madhe dhe në takimin e lartë të NATO-s (14 qershor) në Belgjikë. Një takim i lartë i SHBA dhe BE është planifikuar gjithashtu në Bruksel në të njëjtën ditë. Nga aty ai udhëton për në Gjenevë.
Bisedimet pritet të fokusohen gjithashtu edhe në lidhje me kontrollin e armëve dhe stabilitetin strategjik në botë.
Pas konsultave midis Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Biden, Jake Sullivan dhe Sekretarit të Këshillit Rus të Sigurisë, Nikolai Patrushev, të hënën ka qarkulluar një deklaratë e përbashkët në Uashington dhe Moskë: “Takimi është një hap i rëndësishëm në përgatitjen e një samiti të planifikuar midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, data dhe vendndodhja e të cilit do të shpallen në një datë të mëvonshme”.
Diskutimet ishin konstruktive, “dhe megjithë ndryshimet që ekzistonin ende, ato mundësuan një kuptim më të mirë të pozicioneve të ndërsjella”.
Ministri i Jashtëm amerikan Antony Blinken dhe homologu i tij rus Sergei Lavrov janë takuar në Reykjavik, Islandë të mërkurën e kaluar. Që nga ajo kohë, pritej pothuajse çdo ditë një vendim mbi samitin.
E-Diaspora
-
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun Në sheshin kryesor të qytetit Thun, Kantoni i Bernës në një organizim festiv, shumë njerëz kalimtarë...
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025?
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
Jeta në Zvicër
-
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun Në sheshin kryesor të qytetit Thun, Kantoni i Bernës në një organizim festiv, shumë njerëz kalimtarë...
-
Bashkëpunimi Zvicër-Kosovë, diskutojnë Rafuna e Fetahi
-
Pritet trafik i rënduar gjatë majit në Zvicër
-
OECD: Aktiviteti i ngadaltë ekonomik ngadalëson rritjen në Zvicër
-
Rritje e investimeve të huaja në Zvicër gjatë vitit 2023