Futboll
Tare drejt Milanit si drejtor sportiv
Pas periudhës së suksesshme te Lazio, tani Igli Tares mund t’i besohet një pozitë shumë e rëndësishme në klubin kuqezi

Igli Tare është gjithnjë e më afër marrjes së rolit të drejtorit të ri sportiv të Milanit.
Sipas rrjedhjeve, pas takimeve të zhvilluara të premten në Londër me Cardinale dhe Ibrahimovic, ish-drejtori i Lazios është tashmë në “pole-position” për të qenë drejtori i ri sportiv i kuqezinjve.
Nëse zgjedhja e Tares do të konfirmohet përfundimisht në orët në vijim, duke pasur parasysh marrëdhëniet e shkëlqyera mes të dyve, edhe Moncada do të qëndrojë te kuqezinjtë bashkë me menaxherin shqiptar, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Pasi u takuan me Andrea Bertën dhe Fabio Paraticin dhe dëgjoi pozicionet dhe idetë e tyre, drejtuesit e Milanit kanë vendosur të fokusohen më shumë tek ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare për t’i dhënë skuadrës një pikë referimi eksperte dhe të përgatitur, shkruan Sportmediaset.
Nëse Tare do të zgjidhet drejtori i ardhshëm sportiv, atëherë Cardinale dhe Ibrahimovic do t’i lënë në dorë ekipin në verë, duke nisur që nga zgjedhja e trajnerit, nëse do të vazhdojë të jetë Conceiçoo, ose do të tërheqë një mes Sarrit, Fabregas ose De Zerbit.
E-Diaspora
-
Gruaja e moshuar fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari fallco Personi që ka transportuar pakon nga Meileni në Olten është një kosovar 54-vjeçar ndërsa ai të...
-
Hapet edhe një klasë e re për mësimin e Gjuhës Shqipe në Birr të kantonit Argaut
-
Mediat italiane shkruajnë për vizitën e Nita Shalës në komunat Arbëreshe
-
Suedi: Në kuadër të Muajit të Frankofonisë, shfaqen dy dokumentarë nga regjisorët shqiptarë
-
Hap dyert Shkolla Shqipe në Frauenfeld në kantonin Thurgau
Jeta në Zvicër
-
Gjykata anulon kufirin e kufizimit 30 km/h në Gjenevë, triumfon ankesa e një polici Gjykatat nuk i kanë lejuar kantonit të Gjenevës të përgjithësojë kufirin e shpejtësisë prej 30 km/h...
-
Zvicra do të shoh eklipsin e pjesshëm të diellit të shtunën
-
Pse gjithnjë e më shumë amerikanë të pasur po i vendosin paratë e tyre në bankat zvicerane?
-
A mund të bëhen vullnetarë të huajt për llojet e ndryshme të shërbimit kombëtar të Zvicrës?
-
Drejtoria e Financave e Cyrihut zgjat afatin e deklaratave tatimore