Shqipëria
Targat e reja shqiptare, më të sigurtat në rajon
Furnizimi i ri me to deri më 31.12.2022
Targat e reja shqiptare, furnizim i ri (sasia deri për 31.12.2022) janë më të sigurtat në rajon dhe sipas standardeve të shumë vendeve të BE-së, si prioritet për sigurinë publike, investim strategjik i DPSHTRR – MIE së bashku me UPGRADE të sistemit operativ informatik e DPSHTRR, në implementim!
Targat e reja janë të pafalsifikueshme, të patjetërsueshme, me numrin më të lartë të elementeve të sigurisë (15 të përfshirë në prokat + kuposje + stampim) dhe me standarde rekord cilësie e certifikuar (CE):
– Të standardit europian me alumin AW1200 (Free of Chrome) pa asnjë efekt negativ për ambientin;
– Me Hologramë të personalizuar me logo enti dhe logo kombëtare, ndryshe nga modeli i mëparshëm, i cili ishte vetëm gjenerik (ishte vetëm me një pullë universale);
– Çdo prokat/targë ka të stampuar një barkod dhe një numër serial unik. Barkodi është i standardizuar dhe identifikon prokatin/targën përkatëse. Çdo mjet që pajiset me dy targa, ka dy barkode progresive, të lexueshme e identifikueshme.
Sistemi informatik e DPSHTRR do regjistrojë për secilin mjet dhe barkodet përkatëse të targave të mjetit. Informacioni shërben për verifikime nga organet e kontrollit rrugor dhe përditësohet sa herë mjeti ndërron targat. Barkodi lexohet me barcode reader dhe gjenerohet numri serial që do korrespondojë me numrin serial të stampuar në prokat dhe do lidhet me të dhënat e mjetit.
Ky opsion respekton privatësinë dhe garanton çdo verifikim në terren. – 2 sinusoida horizontale virtualisht të lëvizshme, ndryshojnë pozicion në këndvështrime të ndryshme! – Simbole katrore, me shqiponjë dhe me A, të shpërndara në gjithë sipërfaqen e prokatit, të dallueshme në disa kënde shikimi!
– Syprina fosforeshente e prokatit, material i certifikuar nga kompania 3M, e vetmja në botë me elementin VST (Virtual Security Thread)! – Ngjyrimi me nxehtësi i karaktereve të kuposura të targës ka elemente sigurie, simbolet AL, reflektuese! – Karaktere me elemente sigurie unike nga kuposja në prokat, etj.!
Ky ndryshim cilësor dhe ky investim, si nga ana materiale ashtu edhe për UPGRADE të sistemit e DPSHTRR, mundësohet nga DPSHTRR pa rritur tarifat ekzistuese për regjistrimin e mjeteve! Respektojmë Direktivat e BE-së, rrisim standardet, kredibilitetin dhe prestigjin e flotës shqiptare të mjeteve rrugore, rrisim sigurinë publike dhe aftësinë identifikuese në kohë reale nga kontrollet rrugore e forcat e rendit!
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














